Ndarja administrative, njësitë vendore në `lagje` e `fshat`
03/02/2015
03/02/2015
Në vend të tyre do të ketë fjalë të reja si “lagje”, “administrator i lagjes”, “kryetar fshati” ose “kryesi fshati”. Ndryshimet e propozuara nga Qeveria propozojnë ndarjen e bashkive të reja në lagje dhe në secilën prej tyre të emërojnë nga një administrator, duke ruajtur, përgjithësisht, strukturën e shpërndarjes së shërbimeve sipas bashkive dhe komunave aktuale.
Mazhoranca tha se këto ndryshime janë të domosdoshme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale më 21 qershor, por sipas opozitës ato përkeqësojnë më tej shërbimin ndaj qytetarëve dhe skema nuk kursen parà, siç u deklarua në fillim nga Qeveria.
Ndryshimet në ligjin për organizimin e pushtetit lokal u miratuan në parim nga deputetët e shumicës, ndërsa demokratët votuan kundër. Gjatë ditëve në vazhdim do të ketë një konsultë me shoqatat e njësive vendore, por debati më i madh dhe më delikat ende nuk është kryer. Ai do t’i përkasë një të ardhmeje të afërt, kur, për shkak të ndarjes së re territoriale, të nisin diskutimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. / Top Channel
- Rritet “vajza më bukur në botë”!
- Sheiku “habit” londinezët, dy apartamente 30 milionë $- FOTO
- Shekulli XIX, kur defektet gjenetike “shiteshin” me para - FOTO
- Pamela Anderson e shqetësuar në stadium për të dashurin
- Vajza e Mihajloviç, “tradhtare”!
- De Biasi: Ika nga Shqipëria sepse nuk shkonte dot në Rusi
- Neymar, i pasuri i vetmuar. Cavani refuzon bonusin, për 11-metërshat
- Horror në Rusi, arrestohet çifti kanibal
- “Pensionisti” Bolt, jetë luksi pas tërheqjes nga sporti
- Një krijesë misterioze në brigjet filipinase...