Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, Haxhinasto: Projekti përfundon në 2019
25/06/2016
25/06/2016
Projekti është shpallur fitues nga Bashkimi Europian në kuadër të mbështetjes për Ballkanin perëndimor.
“Studimi është përfunduar. Është një projekt i detajuar i këtij segmenti. Në Samitin e Parisit, më 4 korrik, besoj se do të bëhet zyrtarisht dhënia e grantit, 85 milionë euro dhe na mbetet ne të shohim mundësitë për pjesën tjetër, e cila do të gjendet ose nga buxheti i shtetit, ose nga mundësi të tjera”, deklaron Edmond Haxhinasto, ministër i Transporteve.
Zbatimi do të mbetet në vartësi të sigurimit të fondeve të tjera, por mendohet se brenda 2019-s do të ketë përfunduar si projekt. Ky i fundit parashikon një linjë krejtësisht të re në të gjithë komponentët dhe ristrukturim të kompanisë së hekurudhave.
“Do të jetë një rikonceptim i plotë duke filluar nga traseja, por edhe nga mjetet lëvizëse”, saktëson Haxhinasto.
BE ka rënë parimisht dakord edhe për projektin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit dhe për Durrës-Pogradec-Lin, deri në kufi me Maqedoninë, për të cilët janë dhënë dy grante për realizimin e studimit të fizibilitetit. Vetë ministria po harton një plan për rikthimin e linjave hekurudhore brenda portit të Durrësit.
/ Top Channel
- Binjaket ruse kërkojnë burrë... të përbashkët - FOTO
- Tatuazh në sy, modelja humbet shikimin (FOTO)
- Ngjarja e Elbasanit, specialistët: Policët shkelën ligjin
- 27 milionë $ për një nëndetëse luksi
- 40-vjeçarja martohet me veten e saj
- Presidenti serb, Vuçiç: Kosovën nuk e kemi humbur
- Diell, det dhe... Iskra!
- Shpalosi bluzën e gabuar, 'plas' ironia me Insigne (Foto)
- "Kërcënuesi" i trembur i Papës kërkon ndihmë: Mos më paragjykoni
- Hajdutët e bankomatëve, bankat: Ja si duhet të ruheni