Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 25 prill 2021

Pas takimeve konsultative të zhvilluara gjatë ditës së premte të kaluar, presidenti Meta ka dekretuar të dielën, datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, që do të mbahen më 25 prill 2021.

1486021
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 25 prill 2021
Arben Tafaj_Ilir Meta.jpg
Dashamir Shehi_Ilir Meta.jpg
Edi Rama_Ilir Meta.jpg
Shpetim Idrizi_Ilir Meta.jpg
Vangjel Dule_Ilir Meta.jpg
Monika Kryemadhi_Ilir Meta.jpg

Presidenti Meta dekreton 25 prill 2021 si datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare

 

Pas takimeve konsultative të zhvilluar gjatë ditës së premte të kaluar, presidenti Meta ka dekretuar të dielën, datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, që do të mbahen më 25 prill 2021.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në përmbushje të detyrimit kushtetues paraprakisht zhvilloi  takime me përfaqësuesit e partive politike për vendosjen e datës së zgjedhjeve parlamentare.

Në ndryshimet që iu bënë Kodit Zgjedhor u vendos që periudha zgjedhore të jetë nga 15 prilli në 15 maj 2021, ndërsa ditën e votimit e cakton Presidenti jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit.

Takimet u hapën me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi për të vijuar me republikanët të përfaqësuar nga Arjan Madhi e kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Meta është takuar edhe me kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama dhe liderin e opozitës dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe me përfaqësues të partive të tjera politike.

Partitë opozitare kërkuan 18 prillin, teksa Kryeministri Edi Rama kërkoi që zgjedhjet të mos mbahen më 2 maj, pasi janë dhe pashkët Ortodokse.

Takimi me Ramën dhe Metën është publikuar në rrjetet sociale, ku Meta gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë, theksoi se po i zhvillon konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve sipas tij me qëllim për të ndihmuar sa më shumë për në një proces sa më gjithëpërfshirës.

Meta tha “Jo se vendosja e datës ka ndonjë rëndësi vendimtare, por për të respektuar çdo ndjeshmëri apo edhe kalendar, siç janë festat fetare. Në këtë drejtim, jam shumë i interesuar të dëgjoj edhe mendimin tuaj si përfaqësues i PS”, tha Meta.

Kryeministri Edi Rama u shoqërua në këtë takim nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Kryetari i Partisë Demokratike-PD, Lulzim Basha, tha pas takimit me Presidentin Ilir Meta, se “shqiptarët duan zgjedhje sot, por për ne e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm”.

-“Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot, jo nesër. Ata duan zgjedhje, sepse janë të lodhur nga propaganda, dështimet dhe mashtrimet. Qytetarët kanë nevojë urgjente për punë, bizneset, mjekët kanë nevojë urgjente për ndihmë, fermerët kanë nevojë për treg shitje, të rinjtë për arsimim e punësim, pensionistët kanë nevojë për rritje reale të pensioneve. Pra, shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot. Për ne është e rëndësishme që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm. Prandaj dua ta mbyll me fjalët e Nënë Terezës: ‘E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma, prandaj të fillojmë të punojmë për sot’”.

-Ndërkaq, pas takimit me Presidentin Meta, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari, tha në një prononcim për gazetarët, se duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kryemadhi theksoi se LSI të zbatojë çdo dekret të Presidentit në lidhje me datën për zgjedhjet e përgjithshme të 2021...

Presidenti Ilir Meta priti po ashtu, në Presidencë kreun e PBDNJ, Vangjel Dule. Në fund të takimit, Dule tha për median se nuk ka një datë fikse, por PBDNJ propozon datën më të shpejtë të mundshme konform legjislacionit në fuqi për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Nënkryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Arben Tafaj, tha pas takimit me Presidentin Ilir Meta se partia e tij propozon datën 18 prill 2021 për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Presidenti Ilir Meta, ka pritur në takim edhe kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri pritet të mbahen në pranverën e vitit 2021 dhe sipas Kushtetutës së Shqipërisë data e tyre caktohet me dekret nga presidenti shqiptar.

Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet dhe përbëhet nga 140 deputetë.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri janë mbajtur në vitin 2017, që i fitoi e vetme Partia Socialiste-PS, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, si mandatin e dytë qeverisës në Shqipëri.

Nga ana tjetër, zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të dominojnë agjendën e parlamentit, i cili ka nisur punimet kuvendore këtë të hënë.

Në këtë sesion të ri legjislativ do të formohet KQZ-ja e re si dhe nëse do të gjendet dakordësia mes PS dhe PD në Këshillin politik do të implemtohen në Kod Zgjedhor edhe hapja e listave si dhe koalicionet parazgjedhore.

Paketa me 7 ligje të ndryshuara për shkak të marrëveshjes së 5 qershorit do të duhet të marrë kartonat jeshil të deputetëve në parlamentin shqiptar.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme